Lajme

Sulmi fatal në Charlottesville, organizatorët dënohen me 25 milionë dollarë dëmshpërblim


Organizatorët e protestës së të djathtës ekstreme më 12 gusht 2017 në Charlottesville, që rezultoi vdekjeprurëse pas sulmit me makinë mes turmës së njerëzve  (Charlottesville car attack), duhet t’u paguajnë 25 milionë dollarë dëmshpërblim të lënduarve që ngritën paditë.

Të pandehurit u shpallёn fajtorë pёr katër nga gjashtë akuzat e gjakderdhjes në tubimin “Unite the Right”, në Virginia.

Padia civile është ngritur nga nëntë persona, të cilët kanë pësuar lëndime fizike dhe emocionale në tubim.

Një grua u vra dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, pasi një neo-nazist u fut me makinë nё turmёn e protestuesve.

Në gjykatë, juria caktoi 500 mijё dollarë dëmshpërblim kundër 12 të pandehurve dhe 1 milion dollarë kundër pesë organizatave supremaciste të bardha.

Ndërsa një total prej 12 milionë dollarësh u vendos ndaj drejtuesit të makinës në incidentin fatal.

Dëmshpërblimet ndëshkuese jepen si masë sigurie nga gjykata për sjelljet veçanërisht të dëmshme.

Dy akuzat federale për konspiracion, të cilat pretendonin se të pandehurit kishin komplotuar për të kryer dhunë me motive racore, nuk u aprovuan.

Megjithatë, paditësit kanë njoftuar se planifikojnë ta rikthejnë padinë në një juri të re.

Në padi thuhej gjithashtu se të pandehurit kishin “sjellë në Charlottesville imazhet e Holokaustit, skllavërisë dhe fashizmit”.

Statuja e Gjeneralit të Konfederatave, Robert Lee

Midis tyre janë disa figura të njohura në sferën e nacionalizmit të bardhë dhe të ekstremit të djathtë të Amerikës.

Jason Kessler, organizatori kryesor i mitingut dhe Richard Spencer, flitet të kenë përdorur gjatë fjalimit të tyre termin nazist “alt-right”.

Një tjetër, Christopher Cantwell u bë i famshëm si “Nazisti që qante” pas një video të shpërndarë në aplikacionin “YouTube”.

Zbatimi i ligjit të vitit 1871

Padia mbështetej kryesisht në një ligj të vitit 1871, i cili u miratua pas Luftës Civile në SHBA për të mbrojtur amerikanët me ngjyrë.

Nëpërmjet këtij ligji, qytetarët mund të padisin personat që besohet se kanë kryer shkelje të të drejtave civile, me kushtin se ata komplotuan për ta bërë këtë.

Avokatët e paditësve gjithashtu mblodhën më shumë se 5.3 terabajt të dhëna, përfshirë postimet në mediat sociale dhe shkëmbimet e bisedave.

Tubimi filloi si një protestë kundër heqjes së një statuje të Konfederatës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore