Lajme

Sulm në Somali, raportohen të paktën tre persona të vdekur


Të paktën tre persona, përfshirë dy civilë u vranë në një sulm xhihadist të dielën në një hotel në Somali. Numri i viktimave mund të rritet duke qenë se sulmuesit ndodhen ende brenda ambienteve të hotelit.

Sipas policisë somaleze njerëz të armatosur kanë sulmuar hotelin duke shkëmbyer zjarr me personelin e sigurisë.

Forcat e sigurimit të Somalisë po luftojnë për t’i dhënë fund rrethimit që po vazhdon akoma.

Sipas kanalit televiziv CNN, ish-ministri i Mbrojtjes së vendit, Mohamed Nur Galal, është konfirmuar i vdekur në sulm.

Arsyeja e sulmit është ende e paqartë, por sipas mediave të huaja prania e një komandanti të lartë ushtarak në hotel mund të jetë një indicie.

Hoteli frekuentohet nga anëtarët e Parlamentit, politikanë dhe zyrtarë të sigurisë, por jo nga të huaj.

Jashtë hotelit është pika kryesore e sigurisë në aeroport dhe bazën Halane, e cila strehon misionet perëndimore, përfshirë Ambasadën Amerikane.

Al-Shabaab ka marrë përgjegjësinë për sulmin përmes një deklarate të transmetuar nga Andalus Radio, kanali i tij zyrtar.

Veprimtaria e Al-Shabaab në Somali

Al-Shabaab është një grup terrorist, fundamentalist xhihadist me qendër në Afrikën Lindore.

Grupi kryengritës islamik, sipas Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, dëshiron ta kthejë Somalinë në një shtet islamik fundamentalist.

Ato gjithashtu kanë marrë përgjegjësinë për një kamion që shpërtheu në Mogadishu në dhjetor të 2020. Aty mbetën të vrarë 85 njerëz , përfshirë dy shtetas turq.

Ushtria amerikane ka kryer sulme ajrore kundër filialit lokal të IS-it, duke vrarë një udhëheqës të lartë të Al-Shabaab në një sulm në shtator të 2o2o-ës.

Ish Presidenti, Donald Trump, urdhëroi që shumica e trupave amerikane të largohen nga Somalia “deri në fillim të 2021-it”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore