Festivali Suedez i Filmit i ofron ketë vit shikuesve, mundësinë të kalojnë një javë duke parë filmat në një ishull të izoluar.
Ai do të zhvillohet nga datat 29 Janar deri më 8 Shkurt.
Festivali i Filmit në Göteborg po digjitalizon dhe po vendos të gjithë filmat e tij në internet.
Organizatorët kanë ndërmarrë një iniciativë të quajtur “Kinemaja e Izoluar”. Personat e zgjedhur do të qëndrojnë në farin e famshëm Pater Noster.
Fari vogël ndodhet pranë Marstrandit, në bregun perëndimor suedez. Fari u ndërtua në 1868 si nderim për lutjet e marinarëve. Mori këtë emër sepse ujërat e rrezikshëm përreth ishullit frymëzuan detarët të lexojnë Lutjen e Zotit – Pater Noster në latinisht.
Personat e zgjedhur për të parë filmat do të qëndrojnë në far shtatë ditë dhe do të jenë vetëm. Për arsye sigurie fari do të jetë i rrethuar ndërkohë që shihen filmat.
“Ju do të merrni furnizime për shtatë ditë dhe do të transportoheni me anije në ishull. Atje do të jeni vetëm ju dhe filmat”, u shprehën organizatorët e festivalit. /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com