Jetesë & Stil

Ja pse nuk duhet ta përdorni telefonin në rrugë


Përdorimi i telefonit inteligjent, gjatë kohës që jeni në lëvizje, është problematik.

Qofshi duke ecur në këmbë, me biçikletë, apo akoma më keq, duke ngarë makinën, mbajtja e një telefoni celular nëpër duar na tërheq vëmendjen dhe ngadalëson shumë reflekset tona.

Kjo konfirmohet nga një studim i kryer në Japoni dhe i botuar në “Science Advances”, që u mor veçanërisht me analizimin e sjelljes sonë te një turmë.

Nga studimi, rezultoi se gjatë ecjes, ju jeni të hutuar për shkak të smartfonit. Çka ju bën, jo vetëm të lëvizni me shkathtësi midis njerëzve, por ndikon gjithashtu negativisht edhe në lëvizjen e atyre që janë pas jush.

Për të arritur në këto rezultate, studiuesit kryen eksperimente, ku u përfshinë disa studentë nga Universiteti i Tokios në Japoni.

Të ndarë në dy grupe, vullnetarët duhej të ecnin drejt njëri-tjetrit, duke u kryqëzuar dhe vazhduar rrugën drejt: nëse asnjëri nga pjesëmarrësit nuk shpërqendrohej nga telefoni i tij celular, të dy grupet formonin instinktivisht radhë dhe vazhdonin pa probleme rrugën e tyre.

Por, ndërkohë, mjaftonte që vetëm tre nga studentët të përdornin celularët e tyre, teksa ecnin para shokëve të tyre të klasës, dhe i gjithë grupi hynte në kaos.

Ata që ishin të zënë me telefonat e tyre lëviznin më ngadalë dhe më me vështirësi, përplaseshin me shokët e tyre të klasës që vinin përballë nga grupi i kundërt, dhe rreshtat deshën shumë më tepër kohë që të formoheshin.

Në përgjithësi, të dy grupeve iu desh më shumë kohë për të përshkruar të njëjtën rrugë, dhe e bënë këtë me më shumë sesa një problem. Sipas studiuesve, ky kaos i përgjithshëm vjen për shkak të mungesës së kontaktit me sy.

Kur ecim në rrugë, ne shohim në sy ata që ndeshim përballë për të kuptuar se në cilën mënyrë do të lëvizim dhe, për pasojë, zhvendosemi në përputhje me rrethanat.

Këtë e bëjmë në mënyrë instinktive, por janë pikërisht këto komunikime me sy që na japin mundësinë të shmangim përplasjet me njëri-tjetrin.

Sipas Hisashi Murakami, një nga autorët e studimit, hapi tjetër, do të jetë analizimi i lëvizjes së syve të njerëzve që takohen në rrugë.

Përshtatur nga  “Science Advances” për  AlbanianPost  

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore