Lajme

Stoltenberg: Erdogan pranon të mbështesë ofertën suedeze në NATO


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pranuar të mbështesë ofertën e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n, tha shefi i aleancës ushtarake.

Udhëheqësi i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi të hënën se Erdogan ra dakord të përcillte ofertën e anëtarësimit të Suedisë për aleancën në parlamentin e Turqisë.

Pas bisedimeve në Vilnius, Lituani, me Erdoganin dhe kryeministrin e Suedisë Ulf Kristersson, Stoltenberg tha se Turqia kishte rënë dakord të ecë përpara.

Anëtarësimi i Suedisë në NATO është penguar nga kundërshtimet nga Turqia që nga viti i kaluar.

Në NATO do të krijohet një koordinator special për luftën kundër terrorizmit, vuri në dukje sekretari i përgjithshëm.

“Jam i lumtur të njoftoj … Presidenti Erdogan ka rënë dakord të përcjellë protokollin e pranimit për Suedinë në asamblenë e madhe kombëtare sa më shpejt të jetë e mundur dhe të punojë ngushtë me asamblenë për të siguruar ratifikimin,” tha Stoltenberg në një konferencë shtypi. “Kjo është një ditë historike”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shton një pjesë të rëndësishme të diskutuar në takimin e sotëm në lidhje me kërkesën e Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian: “Nuk i takon NATO-s të komentojë procesin e hyrjes së Turqisë në BE, por Suedia ka rënë dakord, si anëtare e BE-së për të mbështetur rigjallërimin e procesit të hyrjes së Ankarasë në BE”.

Analistët thonë se NATO-ja dhe Shtëpia e Bardhë kanë frikë se Kremlini po përpiqet të përdorë lidhjet e tij me Turqinë për të sjellë përçarje midis aleatëve perëndimorë.

Erdogan-i kishte shprehur zhgënjime të përsëritura me atë që ai e quante dështimin e Suedisë për të mbajtur premtimin e saj për t’u marrë me militantët e dyshuar kurdë që dyshohet se “bredhin rrugët” e Stokholmit.

Suedia tashmë është e angazhuar për zgjerimin e Unionit Doganor për të përfshirë Turqinë dhe për liberalizimin e vizave.

Qeveria e Stokholmit ka dhënë garanci të mjaftueshme se asnjë formë e mbështetjes nuk do t’u garantohet separatistëve kurdë të PKK-së dhe YPG-së, por gjithashtu do të eliminojë çdo lloj pengese tregtare apo sanksione kundër Turqisë.

Qëndrimi i Erdoganit po mbështetej nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Të dy vendet mbeten të vetmet anëtarë të NATO-s që ende qëndrojnë në rrugën e ratifikimit unanim të nevojshëm që Suedia të bëhet anëtarja e 32-të e bllokut.

Hungaria ka sinjalizuar fuqishëm se do të ndjekë shembullin e Erdogan-it dhe do të miratojë anëtarësimin e Suedisë nëse Turqia i jep dritën jeshile.

I pari që komentoi marrëveshjen është Joe Biden: “Unë mirëpres deklaratën e lëshuar këtë mbrëmje nga Turqia, Suedia dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, mbi angazhimin e Presidentit Erdogan për të dhënë dritën jeshile për anëtarësimin e Stokholmit”.

Më pas shtoi gadishmërinë për bashkëpunim: “Jam gati të bashkëpunoj me presidentin turk dhe vendin e tij për të forcuar mbrojtjen në zonën euroatlantike. Mezi pres të mirëpres kryeministren Kristersson dhe Suedinë si aleatin tonë të 32-të të NATO-s për udhëheqjen e saj të palëkundur”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore