Lajme

Stojanoviç: Do të ishte e papërgjegjshme që serbët në jug të Ibrit të largoheshin nga institucionet


“Për shumë arsye, sidomos kur bëhet fjalë për policinë, do të ishte e papërgjegjshme që serbët në jug të lumit Ibër të Mitrovicës të largoheshin nga institucionet e Kosovës”, tha për N1 Branimir Stojanoviç, ish-kryetar i komunës së Graçanicës, pas paralajmërimeve të nënkryetarit të Listës Serbe, Dalibor Jevtiç, i cili tha serbët do tërhiqen nga gjitha institucionet “nëse qeveria e Kosovës nuk i ndal të gjitha presionet ndaj serbëve”.

Ai vuri në pah se “kjo do të rrezikonte sigurinë tashmë të dëmtuar dhe gjendjen e keqe në terren”.

“Mendoj se është e papërgjegjshme të merren vendime me nxitim të tillë që mund të shkaktojë dëme të mëdha në afat të gjatë”, shtoi ai.

Për Branislav Stojanoviç-in, “çështja e dokumenteve, targave në jug të Ibrit është zgjidhur shumë kohë më parë”.

“Të gjithë ata që jetojnë këtu i kanë marrë dokumentet shumë kohë më parë, ajo mosmarrëveshje është zgjidhur pa problem. Nuk është çështja e dëshirës apo zgjedhjes sonë, por thjesht mundësia që ju mund të jetoni vetëm në një zonë të caktuar”, thotë Stojanoviç.

“Ajo që ne ndjejmë dhe mbajmë në zemrat tona është diçka krejtësisht tjetër dhe nuk ndryshon nga serbët në veriu apo serbët kudo, por ne jetojmë këtu, ne i respektojmë ato rregullore dhe nuk e kemi problem që diçka funksionon sipas ligjit, kështu që për ne është një çështje e zgjidhur shumë kohë më parë”.

Sipas tij edhe pse ka serbë më shumë ka në jug se në veri të Kosovës, “Beogradi në negociata zakonisht përmend vetëm serbët nga veriu”.

“Sa i përket përfaqësimit të serbëve në jug të Ibrit, fatkeqësisht është një situatë tragjike në të cilën ka disa njerëz që janë më shumë punonjës të kompanisë së quajtur Lista Serbe, sesa përfaqësues të vërtetë politikë, dhe ky është një realitet i trishtuar se duhet të merremi me veten, të ndryshojmë”, thekson Stojanoviç, i cili ishte edhe vetë anëtar i shquar i Listës Serbe për pesë vjet, nga e cila dha dorëheqjen në vitin 2021.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore