Muzikë

“Sting” me album të ri në nëntor


Sting, The Bridge, kopertina e albumit

Këngëtari anglez Sting, në nëntor do të publikojë albumin e ri “The Bridge”. Ai këngën e parë “If It’s Love” nga ky album e ka publikuar paraprakisht të mërkurën.

“Sigurisht se unë nuk jam i pari që e barazon rënien në dhe jashtë dashurisë me një sëmundje të pashërueshme”, tha Sting-u në një deklaratë për Rolling Stone.

Në albumin “The Bridge” Sting-u ka punuar gjatë pandemisë, dhe ai shprehet se “është ruminim mbi humbjet personale, ndarjeve, shqetësimeve, izolimit, dhe trazirave të jashtëzakonshme shoqërore dhe politike”.

“Këto këngë janë mes një vendi dhe një vendi tjetër, nga një gjendje mendore në tjetrn, mes jetës dhe vdekjes, mes lidhjeve të dashurisë. Mes pandemive, dhe mes epokave – politikisht, shoqërisht, dhe psikologjikisht, të gjithl ne jemi të ngunjuar mes diçkaje. Na duhet një urë”.

Këngët në “The Bridge” u prodhuan nga Sting dhe Martin Kierszenbaum, përveç “Loving You” të prodhuar nga Sting, Maya Jane Coles dhe Martin Kierszenbaum. Albumi u miksua nga Robert Orton, u krijua nga Donal Hodgson dhe Tony Lake.

Lista e plotë e këngëve të albumit “The Bridge” nga Sting:

1.Rushing Water
2. If It’s Love
3. The Book of Numbers
4. Loving You
5. Harmony Road
6. For Her Love
7. The Hills on the Border
8. Captain Bateman
9. The Bells of St. Thomas
10. The Bridge
11. Waters of Tyne (Deluxe bonus track)
12. Captain Bateman’s Basement (Deluxe bonus track)
13. (Sittin’ on) The Dock of the Bay (Deluxe bonus track)

14. I Guess the Lord Must Be in New York City

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore