Sport

Steven Gerrard pranë rikthimit në Angli dhe Premier League


Legjenda e Liverpool-it dhe Kombëtares së Anglisë, Steven Gerrard, pritet të rikthehet në Premier League, por kësaj radhe si trajner.

41-vjeçari drejton skuadrën e Rangers-it në Skoci, që nga viti 2018. Sezonin e kaluar ai arriti të fitonte Premiership-in skcocez, duke i dhënë Rangers-it titullin e 55, si dhe duke thyer hegjemoninë nëntë vjeçare të rivalëve të përjetshëm të Celtic-ut.

Sipas mediave britanike, Gerrard po kërkohet nga Aston Villa. Pavarësisht se qëllimi i ish-mesfushorit është të drejtojë në “Anfiled”, duket se eksperienca e parë në Premier League do të jetë në “Villa Park”.

Aston Villa pak ditë më parë liroi nga detyra trajnerin, Dean Smith, për shkak të rezultateve të dobëta. Në 11 ndeshjet e kampionatit, Villa ka arritur të grumbullojë 10 pikë, tre fitore, një barazim dhe shtatë humbje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore