Gjykata Speciale

Specialja kërkon transferimin e një rasti nga Kosova në Hagë


Gjykata Speciale

Gjykata Speciale përmes një vendimi ka kërkuar nga gjykatat në Kosovë, transferimin e një lënde për një të akuzuar për krime lufte.

Në vendimin e publikuar nga Specialja, përmendet se Dhomat e Specializuar kanë “përparësi” ndaj të gjitha gjykatave të tjera.

“Dhomat e Specializuara kanë përparësi ndaj të gjitha gjykatave të tjera në Kosovë brenda juridiksionit të saj, dhomat e Specializuara mund të urdhërojnë shtyrjen dhe transferimin e çdo procedure në Kosovë që ka të bëjnë me çështjet nën jurisdiksionin e saj”.

Në pikën c) të vendimit, shkruan se -“Çdo gjykatë apo prokuror në Kosovë që ka marrë një urdhër të DSK për shtyrje do t’i transferojë Prokurorit të Specializuar çdo dhe të gjitha dosjet që kanë të bëjnë me rastin e kërkuar pa vonesë”.

Tutje është shtuar se një urdhër nga Dhomat e Specializuar për shtyrje “është përfundimtar dhe i detyrueshëm”.

Kërkesa e Gjykatës Speciale.

Rastet kur dosjet për çështje të caktuara transferohen brenda gjykatave në Kosovë janë të shpeshta.

Mirëpo, kjo është hera e parë që bëhet publike se një dosje e tillë kërkohet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ndryshe, gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nisi të hënën e 3 prillit, pas më shumë se dy vjet nga konfirmimi i aktakuzës.

Për tri ditë palët mbajtën deklaratat e tyre hyrëse për rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Prokuroria Speciale shpalosi aktakuzën kundër katër ish-drejtuesve të UÇK-së, përkatësisht ndaj Shtabit të Përgjithshëm së një ushtrie të një populli të dërrmuar nga shtypja njëshekullore e Serbisë, që nga Zyra e Prokurorit të Specializuar u barazvlerësua me një “ndërmarrje të përbashkët kriminale”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore