Sport

Sofia Goggia sërish kampione bote në zbritjen e lirë


Skiatorja italiane Sofia Goggia, fitoi Kupën e Botës në specialitetin zbritje e lirë. Në fakt, ajo e rrëmbeu titullin botëror pa e kryer garën përmbyllëse të sezonit, që do të zhvillohej sot, në Lenzerheide, Zvicër; garë që u anulua për shkak të motit të keq. Për Goggia-n, e cila është 28 vjeç, kjo është fitorja e dytë në Kupën Botërore, pas asaj të vitit 2018.

Goggia theu tibialin e gjurit të djathtë në fund të janarit 2021, në pistën e Garmisch-Partenkirchen, por u rikuperua në kohë për të marrë pjesë në garën e sotme përmbyllëse. Për të fituar Kupën e Botës do të kishte mjaftuar që ajo të përfundonte të paktën e teta, por falë anulimit të garës nuk kishte më nevojë.

Kupa e Botës fitohet në bazë të pikëve të grumbulluara në të gjithë serinë e garave sezonale. Deri para aksidentit, Goggia kishte grumbulluar 480 pikë; dhe megjithë mospjesëmarrjen në  Cortina, ku do të kishte fitur dhe shumë pikë të tjera, këto pikë i kanë mjaftuar italianes, kampione olimpike në fuqi, për të mos u mbërritur nga dy konkurentet zvicerane: Corinne Suter (410 pikë) dhe Lara Gut-Behrami (383 pikë).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore