Shqipëria

Socialistët nuk heqin dorë nga drejtësia për 21 janarin


Ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiopali, duke përmendur një provë të re të një transkripti të komunikimit radio gjatë zhvillimit të protestës së 21 janarit 2011, ku flitej për gatishmëri për zjarr, reflektoi se të majtët nuk do të heqin dorë kurrë nga drejtësia lidhur me këtë çështje.

“E dinë të gjithë që në 21 janar nuk pati vdekje aksidentale, po vrasje shtetërore”, përmend ajo në fillim të fjalës, duke shtuar se publikimi i transkriptit të audios ku kërkohet gatishmëri për zjarr sapo protestuesit të kalojnë gardhin, në të vërtetë ka qenë një vrasje e katër protestuesve, shumë larg gardhit të Kryeministrisë.

Kjo sipas saj, kërkon reagim të menjëhershëm të organeve të drejtësisë.

“Ky është një fakt i ri që bërtet shumë fort për drejtësi në emër të viktimave, jetimëve, familjarëve dhe vetë demokracisë së përgjakur në 21 janar”, vijon më tej ajo.

Më tej, shton se kauza nuk është thjesh politike, por edhe një dritë shprese e re, për një drejtësi të hapur për të rihetuar ngjarjen, e cila ndodh në ditën e homazheve për katër martirët e protestës.

“Jam këtu për të thënë se ne nuk kemi hequr e nuk do të heqim dorë kurrë nga drejtësia për 21 janarin, por drejtësinë e kërkojmë nga drejtësia”, shton në përmbyllje Spiropali, duke e ritheksuar se vetë zërat nga shpella e vrasjeve të asaj dite tragjike, flasin më shumë se fjalët e çdokujt tjetër.

12 vite harresë brenda heshtjes 1-vjeçare

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore