Aplikacione

Snapchat pezullon llogarinë e lidhur me sulmin në Teksas


Snapchat ka pezulluar llogari të lidhur me sulmuesin në shkollën në Teksas, tha një zëdhënës i aplikacionit për CNN. Llogaria nuk mund të përdoret ose të hapet më.

“Ne jemi duke hetuar një llogari që mund të ketë qenë e lidhur me të dyshuarin dhe jemi në kontakt aktiv me autoritetet e zbatimit të ligjit për të mbështetur hetimin e tyre”, tha zëdhënësi në një deklaratë.

Të pyetur nëse llogaria kishte ngritur ndonjë alarm të mëparshëm, kompania nuk pranoi të komentonte, duke përmendur hetimin në vazhdimin.

Ndryshe, gjatë të martës ka ndodhur një sulm në një shkollë fillore të Teksasit nga ku kanë mbetur të vdekur 21 persona, në mesin e tyre 19 nxënës dhe dy mësues.

Sulmi dyshohet se u krye nga 18-vjeçari Salvador Ramos, i cili u qëllua për vdekje nga organet e rendit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore