Aplikacione

Snap ka gjetur një partner të ri për AR


Snap ka gjetur një partner të ri për blerjet virtuale të fuqizuar nga realiteti i shtuar.

Amazon tani do t’u ofrojë përdoruesve të Snapchat mundësinë për të provuar në mënyrë digjitale syze nga një sërë markash të njohura.

Partneriteti i ri midis Amazon Fashion dhe Snap do të përfshi Maui Jim, Persol, Oakley, Ray-Ban, Costa Del Mar dhe të tjerë të disponueshëm për provë virtuale për 363 milionë përdorues aktivë të Snapchat.

Snap këtë vit ka prezantuar një sërë përmirësimesh për të tërhequr më shumë shitës me pakicë, duke përfshirë aftësinë për të përditësuar informacionin e produktit dhe çmimet në kohë reale.

Markat e tjera që kanë shfrytëzuar lentet e blerjeve AR të Snapchat kanë përfshirë MAC Cosmetics, Ulta Beauty, American Eagle, Puma, Chanel, Walmart, LVMH, markat e syzeve Goodr dhe Zenni Optical dhe së fundmi, për Halloween, kompaninë e kostumeve Disguise.

Gjatë vitit të kaluar, Snap thotë se 250 milionë përdorues të Snapchat janë angazhuar me lentet e saj të blerjeve AR më shumë se 5 miliardë herë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore