Euro 2024

Sllovakia shastis Belgjikën në pjesën e parë, e mbyll në avantazh


Surprizat janë bërë për futbollin dhe ku më mirë se në Euro 2024 mund të shpërfaqen ato!

Sllovakia e ka shastisur tërësisht Belgjikën në pjesën e parë të takimit të parë mes tyre në fazën e grupeve, duke e mbyllur me kryesimin 1 me 0, falë një goli të gjetur herët në ndeshje.

Ishte Ivan Schranz, ai i cili e kaloi kombëtaren e tij në avantazh në minutën e shtatë, pas një pasi përcaktues nga veterani Juraj Kucka.

Belgjika ka kërkuar të tregojë supremacinë në lojën e saj, por pa mundur ta konkretizojë në realitet këtë gjë.

Rastet nuk kanë munguar në anën e saj, por shumë është shpërdoruar, mbi të gjitha nga sulmuesi kryesor, Romelu Lukaku.

Kontrolli i topit ka qenë 53% në favor të Belgjikës, por Sllovakia ka qenë shumë më pranë një goli të dytë.

Ishte portieri Casteels, ai i cili i mohoi Hribik-ut një gol spektakolar me një goditje fluturimthi nga brenda zonës.

Pjesa e dytë do të vendosë gjithçka në Deutsche Bank Park.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore