Lajme

Skocia bëhet gati për referendumin e dytë të pavarësisë


Data do të jetë ajo e 19 tetorit 2023.

Skocia, do të mund të shohë referendumin e dytë në pak vjet, mbi një çështje themelore në rrugën e shtetndërtimit: Pavarësisë së vendit nga Mbretëria e Bashkuar.

Në vitin 2014, pyetja ishte e thjeshtë për skocezët. “A duhet të jetë Skocia një shtet i pavarur?

Po aq e thjeshtë, pritet të jetë edhe nëntë vjet pas aktit të 2014-ës, kur referendumi dështoi.

Ishte kryeministrja e vendit, Nicola Sturgeon, ajo e cila i ka dërguar një letër zyrtare homologut të saj nga Britania e Madhe, Boris Johnson, mbi referendumin dhe lejen që duhet për të.

Një opsion, është ai që qeveria në Mbretërinë e Bashkuar të mos e lejojë – më saktë të mos japë pëlqim – për mbajtjen e referendumit.

Mirëpo, Sturgeon, deklaroi se ajo do të bëjë përpjekjen maksimale që votimi të ndodhë, pavarësisht vendimit nga Johnson.

Gjithsesi, ky vendim duhet të jetë konform rregullave, ligjeve dhe kushtetutës mbi të gjitha.

Nga ana tjetër, vetë Johnson komentoi, duke artikuluar se ai e kishte marrë kërkesën dhe se ajo do të shqyrtohet me rigorozitet, përpara se të jepet një përgjigje përfundimtare.

Shkëputja e mundshme administrative e Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar gjithsesi, nuk nënkupton se vendi del tërësisht nga rrezja e vendeve të Commonwealth-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore