Kosova

S’kalon mocioni i PDK-së që të diskutohet për arrestimet në KEK


Kuvendi i Kosovës.

Kërkesa e Partisë Demokratike të Kosovës, që ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, të raportojë për arrestimet që kanë ndodhur të mërkurën e 19 prillit nuk ka kaluar.

Kundër kësaj kërkesë kanë votuar shumica e deputetëve të pozitës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri të ditur se gjatë votimit nuk ka pasur abstenime.

“77 deputetë votuan për mocionin ishin 32, kurse kundër 45. Pra, mocioni nuk kalon”, deklaroi Konjufca.

Shefi i grupit parlamentar nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, kërkoi që ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli të raportojë për arrestimet që kanë ndodhur të mërkurën e 20 prillit në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Ableard Tahiri.

“Si grup parlamentar bazuar në rregulloren e Kuvendit kërkojmë që të vendoset si pik e parë raportimi i ministres së zhvillimit ekonomik mbi arrestimet që kanë ndodhur dje në Korporatën Energjetike të Kosovës”, ka deklaruar Tahiri.

Por, Tahiri ka njoftuar se tashmë si parti kanë përgatitur një dosje për ta dorëzuar në prokurori.

“Prokuroria duhet të lihet e qetë dhe të mos kemi debat politik. Prandaj, është shumë e rëndësishme që ministrja e zhvillimit ekonomik si një ministre që mbikëqyr punën e ndërmarrjeve publike në këtë rast edhe të KEK-ut të dal para deputetëve dhe të sqaroj se për çfarë keqpërdorime bëhet fjalë”.

Shefi i grupit të PDK-së tutje ka kërkuar sqarime edhe në ato se për “çfarë tenderi bëhet fjalë, çfarë abuzime, sa është vlera monetare në kuadër të këtyre keqpërdorimeve”.

“Është shumë e rëndësishme të votohet ky mocion dhe si pikë e parë të vendoset debati me ministren”.

Krasniqi po dyshohet për keqpërdorime në një tender prej 3.4 milionë euro me kompaninë “Litwin SA” dhe partnerin vendor “Bujar B. Shala B.I.”, për kryerjen e punëve për remontin e turbinës dhe gjeneratorit të Njësisë A5 të TC “Kosova A”.

Pas arrestimit të Krasniqit nga policia e Kosovës, një numër deputetësh nga Vetëvendosja, akuzuan kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajn, se arrestimin e ka bërë me qëllime malicioze, duke provuar kështu hakmarrje, meqë presidentja, Vjosa Osmani, nuk po e emëron kryeprokuror të shtetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore