Shqipëria

“S’ka kufizime për rusët që duan të vizitojnë Shqipërinë”


“S’ka kufizime për rusët që duan të vizitojnë Shqipërinë”.

Kështu u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paraditen e 25 prillit, gjatë prezantimit të nisjes së javës kulturore ndërkombëtare në vendin tonë.

Që prej mëngjesit të 24 shkurtit Rusia ka nisur një ofensivë ushtarake në Ukrainë.

Mijëra civilë ukrainas janë vrarë nga bombardimet ruse, ndërsa rezistenca e Ukrainës ka vijuar që prej ditës së parë.

Për pasojë Rusia ka parë sanskione të ashpra nga Perëndimi. Këtyr eu është bashkaur edhe Shqipëria.

Pavarësisht deklaratës së Ramës për turistët, vendi ynë i ka bllokuar fluturimet nga Rusia dhe anasjelltas.

Sa i përket sanksioneve është i ndaluar udhëtimi në territorin shqiptar për personat e listuar nga Bashkimi Evropian, diplomatë e zyrtarë. Konkretisht për 654 individë dhe 52 subjekte.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore