Shëndet

Sjelljet ‘dembele’, efekte negative në shëndetin tuaj


Në ditët e sotme, shpesh, planifikojmë të punojmë pak më gjatë në zyrat tona. Ndërkohë bëjmë plane për të parë një serial në “Netflix”, apo për të bërë pazar, ne shfaqim sjellje dembele, duke porositur online.

Të gjitha këto sjellje na bëjnë dembelë.

Nuk është për t’u habitur që trupat tanë të na japin sinjale se, në të vërtetë, është koha të kujdesemi për veten.

Ju rikujtojmë strategjinë e dietës së Dr.Nick Fuller, e cila është strukturuar në mënyrë që të vendosni peshën e dëshiruar të trupit për një periudhë të caktuar kohore, shkruan BBC.

Ja disa sinjale që trupat po ju japin dhe na besoni nuk janë aspak të mira:

Sytë tuaj janë të fryrë

Sytë e fryrë shfaqen për shkak të periudhave të zgjatura të qëndrimit në një pozicion horizontal. Yoga mendohet të jetë zgjidhja më e mirë. Sapo të filloni të përfshini disa lëvizje në rutinën tuaj të përditshme, sytë e fryrë nuk janë më një problem.

Ju harroni

Një studim zbuloi se njerëzit, që bëjnë stilin e jetës së ulur, tregojnë ndryshime strukturore në tru në zonën e lobit temporal medial. Ky lob është përgjegjës për aftësinë tonë për të memorizuar gjërat.

Ushtrimet fizike rrisin kujtesën. Nuk është për t’u habitur që struktura juaj e trurit rritet, ndërsa përshtateni më shumë.

Ju dhembin gjunjët

Lëvizja është sekreti për lirimin e nyjeve të ngushta. Ushtrimet fizike mund të lehtësojnë artritin dhe simptomat e artrozës, veçanërisht ushtrime aerobike me ndikim të ulët.

Pacientët, me dhimbje kronike të gjurit, këshillohen që t’i nënshtrohen një programi ushtrimesh. Duke punuar rregullisht, muskujt tuaj forcohen dhe bëhen më fleksibël.

Ju rritet dëshira për sheqer

Aktiviteti fizik lufton në mënyrë të përsosur dëshirat e sheqerit. Ajo rrit energjinë tuaj dhe çliron endorfina, të cilat inkurajojnë lumturinë e përgjithshme.

Nga ana tjetër, hormonet e lumtura ulin ndjeshëm dëshirat për sheqer. Të bësh mjaft lëvizje gjatë ditës e mban larg depresionin. Kështu që, pa depresion apo gjendje të keqe shpirtërore, nuk ka nevojë për të kërkuar akullore!

 

Përshtatur nga BBC për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore