Lajme

Situata humanitare: Çfarë dimë


Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës ka bërë me dije se të paktën 352 civilë, përfshirë 14 fëmijë, janë vrarë nga sulmet e Rusisë.

OKB-ja aktualisht e vendos numrin e civilëve në 102, duke përfshirë shtatë fëmijë, por paralajmëron se shifra reale ka të ngjarë të jetë “dukshëm më e lartë”.

Rusia nuk ka komentuar mbi viktimat civile, ndërsa “Al Jazeera” nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur shifrat e dhëna.

Ndërkohë, më shumë se 500 mijë njerëz janë larguar nga Ukraina në kërkim të sigurisë në vende të tjera, sipas agjencisë së refugjatëve të OKB-së (UNHCR).

Eksodi ka shkaktuar një krizë në rritje në pikat e kalimit kufitar, pasi mijëra presin kalimin në shtetet fqinje evropiane, duke përfshirë Poloninë, Hungarinë dhe Rumaninë.

Lexo zhvillimet e fundit duke klikuar KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore