Shqipëria

Sistemi elektronik për zgjedhjet e 14 majit është i sigurt nga sulmet kibernetike, thotë Celibashi


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në tryezën e organizuar për sigurinë kibernetike në proceset zgjedhore, ka thënë se implementimi i sistemeve teknologjike në zgjedhje nuk përbën rrezik për mbarëvajtjen e procesit.

“Pësimet e fundit me të cilat ne jemi ballafaquar si shtet e kanë rritur vëmendjen e institucionit të KQZ-së për sa i përket sigurisë në përdorimin e teknologjisë së informacionit”, ka thënë ai.

Sipas Celibashit, kanë nisur përpjekjet me partnerë të ndryshëm për të kuptuar se cilat mund të jenë pikat që mund t’i nënshtrohen cënueshmërive  të ndryshme.

Këtë, me qëllim që në zgjedhjet e ardhshme vendore të mos ketë asnjë lloj problemi.

Ai ka treguar se sistemet që zbatohen në Shqipëri, si identifikimi elektronik apo votimi dhe numërimi elektronik i pjesshëm, nuk janë të lidhura me rrjetin.

Megjithatë, ato mund të bëhen vulnerabël kurdo që  të duhet të komunikojnë me KQZ-në.

“Do të vijë koha dhe momenti në një mënyrë ose tjetër që këto sisteme do të duhet të komunikojnë duke shfrytëzuar rrjetin e internetit, minimalit për të bërë transmetimin e rezultateve apo të dhënave përkatëse, ndaj është me rëndësi të dorës së parë të tregojmë të gjithë kujdesin e duhur sa i përket çështjes së sigurisë”, ka vijuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore