Lajme

Sindikata: Infermierët të paguhen me koeficientin 7, s’ka opsion tjetër


Infermierët, mamitë dhe profesionistët e tjerë shëndetësor duhet të paguhen paguhen me koeficientin 7, është kërkesë e shfaqur nga Sindikata e Infermierëve të Kosovës, duke shtuar se nuk pranojnë asnjë opsion tjetër.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës do konsultoj organet e saja drejtuese, shoqata dhe institucionet tjera përfaqësuese dhe secilin infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor për organizimin e një marshi protestues ku do ftohen të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor nga e gjithë Kosova”,

Përveç marshit protestues, sindikata paralajmëron protesta të përditshme deri në realizim të kërkesës së tyre.

“Me protesta ditore, deri në greva dhe bllokim total të sistemit shëndetësor. Sindikata e Infermierëve të Kosovës bazuar në këtë shtojcë kërkon koeficientin 7 për të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistë tjerë shëndetësor pa dallim, ndërsa opsionet tjera nuk do pranohen në asnjë mënyrë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Gjatë ditë së djeshme në media ka qarkulluar një shtojcë me koeficiente të pagave, e pakonfirmuar ku komunitetet infermier, mami dhe profesionist shëndetësor janë ranguar me koeficientë tepër të ulët në krahasim me kategoritë tjera, me ç’rast “komunitetet tona janë tronditur nga ky diskriminim i skajshëm”, thuhet në komunikatën e sindikatës.

“Është pikërisht ky lloj diskriminimi për shkak të të cilit është shfuqizuar ligji i kaluar nga Gjykata Kushtetuese”.

Ndërsa mjekët kanë tjetër koeficient, sipas këtyre publikimeve. Ata janë ranguar me koeficientin 10.1.

“Psikologët klinik 7, Logoped, Teknik të Radiologjisë, Fizioterapeut dhe Mjekësi sanitare 6, kurse infermierët me koeficient 4.7, 4.6, 3.8 dhe 3.7”, thuhet në komunikatë.

“Rritja e pagës për disa kategori deri në 100% , ndërsa për infermierë vetëm deri rreth 15% është në mënyre absolute e papranueshme dhe e konsiderojmë zhvlerësim të profesionit në përgjithësi”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore