Sport

Simons nuk e mohon rikthimin në PSG


Xavi Simons është një nga futbollistët më të talentuar në Evropë.

19-vjeçari aktualisht është pjesë e holandezëve të PSV Eindhoven, që prej se u transferua falas nga Paris Saint-Germain në verën e kaluar.

Por, në marrëveshjen e transferimit, PSG e mbajti edhe të drejtën për ta rikthyer futbollistin.

Këtë gjë e komentoi së fundmi vetë Simons, i cili në një intervistë për gazetën “Marca” tha se do ta shqyrtojë mundësinë.

“Vërtetë, PSG ka një opsion për të më rikthyer, por vendimi varet nga unë. Unë jam ai që do të vendos”, tha Xavi Simons.

“Më pëlqen Parisi, është një qytet i veçantë. Por kam nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me PSV Eindhoven, jam shumë i lumtur që nuk e di se çfarë do të ndodhë”, shtoi futbollisti holandez.

Mesfushori 19-vjeçar e nisi shumë mirë sezonin me ekipin holandez. Në total ai ka luajtur në 31 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime.

Simons gjithashtu u ftua edhe te Kombëtarja A e Holandës, me të cilët numëron paraqitjen e parë në Kupën e Botës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore