Sport

Simeone: VAR-i është kundër ekipit tim


Trajneri i Atletico Madrid-it, Diego Simeone, ka shpërthyer me kritika të ashpra ndaj gjyqtarëve, më konkretisht ndaj teknologjisë VAR.

Pasi ekipi i tij mori një barazim në shtëpi ndaj Getafe-s, trajneri argjentinas analizoi lojën, ndërkohë që nuk kurseu kritikat për drejtësinë e kësaj ndeshje, duke hedhur akuza ndaj gjyqtarëve.

“Kaluam në avantazh me shumë vështirësi dhe tentuam me çdo mënyrë ta dyfishonim rezultatin. Skuadra luajti ndeshjen që kishim përgatitur, por në futboll ekzistojnë edhe rrethanat”, tha fillimisht Simeone.

“Na u akordua një penallti kundër nesh pas një aksioni që nuk na rrezikonte aspak. Duhet të përmirësohemi, por skuadra po gjen identitetin që kërkojmë”, shtoi argjentinasi.

“Megjithatë skemat në vazhdim nuk na favorizuan. Mungoi një karton i dytë i verdhë dhe një penallti për ne në rastin e ndërhyrjes së Djene ndaj Morata-s”.

“Jemi e vetmja skuadër në La Liga që nuk ka përfituar asnjë një penallti në favor gjatë këtij sezoni”, shtoi Diego Simeone.

Që prej kur është futur VAR-i, nuk dihet me siguri nëse një gol është i rregullt apo jo. Teknologjia është një instrument që nuk më pëlqen aspak”, u shpreh mes tjerash trajneri i Atletico-c.

Me këtë barazim, skuadra e Atletico-s akoma mban vendin e katërt në tabelë me 35 pikë, katër më shumë se vendi i pestë që mbahet nga Villarreal.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore