Kulturë

Si ka ndryshuar perceptimi i kohës sipas James Joyce


Koha është koncepti më absurd për tu përcaktuar. Ka ditë që duket sikur nuk kalojnë kurrë, e të tjera ku akrepi i orës kalon pa kuptuar. Koha është në kufijtë e universit, hapësirës, të pamjaftueshmes. Sot ajo qëndron në nocionet e relatives.

Por si duket nuk ka qenë gjithmonë kështu. Nëse lexojmë një libër të vendosur në shekullin e 19-të, do të shohim se koncepti i kohës përfaqësohet në mënyrë objektive dhe lineare.

Në shkrimet e autorit James Joyce na pret një përvojë teresisht e ndryshme kohore. Pas Sigmudn Freud, Yoyce do linte gjurmë në letërsinë bashkëkohore.

Shekulli XXI, solli një frymë të re për kohën. Me rritjen e shpejtësisë dhe ritmit të jetesës, ndryshoi edhe perceptimi mbi kohë.

Yoyce arrin kulmin e shkrimit në teknikën “rryma e ndërgjegjes”.

Koha ndryshon në varësi të asaj që perceptojmë.

Autori bën një zhvendosje shumë ndryshe të kohës, nga ajo linere e çon në një dimension tjetër duke e shndërruar në kohë ndërgjegje. Personazhet e autorit zbulojnë se, koha jo vetëm që kalohet por edhe zëvendësohet në pavetëdije. E pavetëdijshmja nga e cila dalin fragmente të së kaluarës, përzihet me të tashmen.

Koha te këto personazhe pëson transformime të rëndësishme, krahas një kohe objektive, eksiton ideja e një kohe subjektive e përjetuar nga pavetëdija e personazheve.

Uliski është heroi i shumë fytyrave. Ai bëhet simbol i njeriut bashkëkohor plot ankth.

Koha përshkruhet nga personazhet në mënyrë rastësore, përmes një monologu të vazhdueshëm.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore