Lajme

Shtrirja diplomatike e Kosovës në botë ka dështuar, thotë Selimi


Petrit Selimi

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, gjegjësisht Ministrinë e Punëve të Jashtme për mos-efikasitet në diplomaci.

Përmes një postimi në platformën sociale, X, diplomati kosovar, ka pyetur pse Kosova ka një dështim të plotë në shtrirjen e diplomacisë në botë.

“Tashmë duhet të kishim një grup aleatësh, të vegjël e të mëdhenj, që nga Baltiku, vendet nordike e deri te Kanadaja – duke shprehur mbështetje individuale për anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe të NATO-s”, shkroi ai.

Megjithatë, sipas Selimit, në vend të kësaj ka një heshtje shurdhuese në diplomacinë kosovare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore