Aplikacione

Shtesa e re nga Twitter-i


Media sociale, Twitter, ka njoftuar planet për shtimin e një tipari të ri “super ndjekje”.

Agjensia e lajmeve, BBC, shkruan se tipari shtesë do të mundësojë që mbajtësit e llogarive të tarifojnë për përmbajtje ekskluzive shtesë. Kjo mund të çojë në tweet-e shtesë të cilat mund të bashkohen në një grup të komunitetit.

Planet u bënë të ditura nëpërmjet një ngjarjeje virtuale të mbajtur për investitorët dhe shënon herën e parë pas një kohe të gjatë që kompania zgjedh të njoftojë ndryshimet e rëndësishme në një mënyrë ku njerëzit mund ta përdorin.

BBC zbulon se gjatë shpalosjes së planeve është përmendur edhe testimi i përfshirjes së një shërbimi të ri audio i ngjashëm me aplikacionin e bisedave audio, Clubhouse.

Jack Dorsey, thenelues i Twitter-it, ka thënë gjatë fjalës së tij se ndryshmet vijnë për pasoje se njerëzit kanë humbur besimin ndaj platdormës për shkak se është e ngadaltë dhe nuk është inovative.

Një tjetër deklaratë prej tij, ishte edhe dyfishimi i të ardhurave të kompanisë në vitin 2023.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore