Jetesë & Stil

Shtëpia e fëmijërisë “Donda” e Kanye West, së shpejti në ankand


Një skenë masive nga koncertet “Donda” të rep artistit, Kanye West do të dalë në ankand dhe është diçka që mban një ton peshë sentimentale për të.

Jason Levy, president i “The Levy Recovery Group”, deklaroi për TMZ, se ai dhe kompania e tij ishin punësuan nga kompania e prodhimit për turneun “Donda”, për të shitur kopjen e shtëpisë së tij të fëmijërisë që ishte ekspozuar në koncerte.

Sipas Levy, ndërtesa tani ndodhet në një magazinë në zonën e Çikagos, e ndarë në pjesë, transmeton AlbanianPost.

Ankandi i drejtpërdrejtë do të mbahet në fillim të tetorit dhe ofertuesi fitues ka mundësinë që ekipi i prodhimit të rimontojë shtëpinë për një tarifë të caktuar parash.

Pos tjerash, nga njohësit e fushës, artikulli është cilësuar “tejet unik”, prandaj akoma nuk dihet se sa të larta do të jenë ofertat.

Kanye mbajti koncerte për “Donda” dhe “Donda 2”, i pari në Soldier Field në Çikago në vitin 2021 dhe i dyti në LoanDepot Park në Miami në vitin 2022 dhe pjesa qendrore ishte shtëpia ku ai u rrit me nënën e tij të ndjerë, Donda West.

U përfol se ai do të merrte muzikën — dhe shtëpinë e rikrijuar Donda — në turne, por kjo nuk ndodhi kurrë.

Kanye u përpoq të sillte në Soldier Field shtëpinë e vërtetë të fëmijërisë që bleu në vitin 2020, por Departamenti i Ndërtimit të Çikagos e mbylli atë, kështu që ekipi i tij bëri gjënë tjetër më të mirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore