Lajme

SHSKUK: Katër pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë


Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se aktualisht tretman mjekësor si pasojë e COVID-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Klinikat për COVID-19 dhe në spitalet e tjera janë duke marrë 64 pacientë.

Sipas raportit 24 orësh të SHSKUK-së 33 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe katër në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

E po ashtu 12 pacientët e ardhur nga Shqipëria që u raportua javëve të kaluara për ta, ende janë duke marrë trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.

“64 pacientë janë në trajtim mjekësor nga COVID-19, në klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, 12 prej tyre në Shqipëria që po marrin trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë” thuhet në raport.

Për 24 orët e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 25 persona të infektuar nga COVID-19 dhe asnjë person të vdekur.

Numri i të infektuarve vjen nga 1 mijë e 801 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 9 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 447.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë 7 mijë e 716.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 841 mijë e 282 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 724 mijë e 969.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore