Lajme

“Shqiptarët në Luginë të Preshevës të diskriminuar”, Sinani takohet në Bruksel me ambasadorin Bajrami


Ardita Sinani, këshilltare politike e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, është takuar me ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agron Bajramin, me të cilin ka biseduar pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

“Bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale rreth Kosovës, por edhe për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të cilët mbetën të diskriminuar dhe të shtypur, gjë që konfirmohet edhe nga raportet e ndryshme zyrtare të instancave të Bashkimit Evropian dhe të administratave të njëpasnjëshme amerikane”, ka shkruar Sinani në Facebook.

Ajo ka theksuar se harmonizimi i standardeve të të drejtave të komuniteteve jo shumicë midis dy vendeve dialoguese, Kosovës dhe Serbisë, është në interes të paqes së nesërme midis tyre dhe jo vetëm.

“Ambasadorin Bajrami dhe stafin e Ambasadës së Republikës së Kosovës e falënderova posaçërisht për kontributin dhe angazhimin e dhënë në këtë drejtim”.

A u diskutua për “Asociacionin e Luginës” në Bruksel – Flasin nga BE

Ndryshe Sinani kishte udhëtuar në Bruksel bashkë zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimin, pasi siç merr vesh Albanain Post, Qeveria e Kosovës ka prezantuar idenë e themelimit të Asociacionit të Komunave Shqiptare në Serbi.

Këtë nuk e ka mohuar as nuk ka dashur ta komentojë, Zyra për media e Bashkimit Evropian.

“Ne nuk komentojmë çdo takim pune ose ndërveprim që Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të BE-së (Josep Borrell) ka me partnerët në rajon, si pjesë e punës së tij të përditshme”, thuhet në një përgjigje për AP.

Është hera e parë që një figurë politike nga Lugina e Preshevës merr pjesë në dialog dhe AP përmes burimeve diplomatike ka kuptuar se arsyeja pse Bislimi është shoqëruar nga Sinani ka të bëjë pikërisht me këtë çështje.

Duke u nisur nga fakti se kryeministri Albin Kurti, është kategorikisht kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, burimi i AP-së thekson se prania e Sinanit në ekipin negociator të palës kosovare, reflekton qëndrimin e tij se të drejtat e shqiptarëve në Serbi duhet të jenë ekuivalente me të drejtat e serbëve në Kosovë.

Kjo do të thotë se tri komunat në Luginën e Preshevës duhet të formojnë Asociacionin e Komunave Shqiptare në Serbi, gjithnjë sipas pasqyrimit të Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

AP e ka kontaktuar gjatë së mërkurës Sinanin, por ajo ka refuzuar të flasë vetë, duke referuar te zyra për media e Bislimit, por raportimet e mediave se një kërkesë e tillë iu parashtrua ndërmjetësuesve evropian, Klisman Kadiu, këshilltar i Bislimit, i ka hedhur poshtë si të pavërteta,

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore