Sport

Shqipëria U21 shpall listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e nëntorit


Trajneri i kombëtares U21 të Shqipërisë, Alban Bushi, ka shpallur listën me emrat e 24 lojtarëve të ftuar për dy miqësoret e muajit nëntor, që do të luhen që të dyja në udhëtim.

Miqësorja e parë San Marino U21 – Shqipëri U21, që do të luhet më datë 16.11.2022 në stadiumin kombëtar të San Marinos duke nisur nga ora 18:00.

Ndërsa ndeshja tjetër miqësore me Malin e Zi, do të luhet më datë 20.11.2022 në stadiumin “Gradski” në Podgoricë duke nisur nga ora 13:00.

Tekniku i kuqezinjve ka ftuar për këto dy teste elementët më të spikatur që kanë luajtur rregullisht me ekipet kombëtare të moshave e që mund të përbëjnë boshtin kryesor të skuadrës që do të marrë pjesë në eliminatoret e ardhshme të Kampionatit Evropian për grup-moshën U21.

Më shumë se gjysma e lojtarëve që janë në këtë listë aktivizohen në klube të huaja, ndërkohë që nuk mungojnë edhe lojtarë të spikatur të kampionatit shqiptar.

Trajneri Bushi është kujdesur për t’u dhënë mundësinë edhe disa lojtarëve që janë në moshë më të vogël, por që paraqesin një potencial të madh dhe kanë treguar se janë të gatshëm për të luajtur me grup-moshën U21.

Bëhet fjalë për emra që kanë luajtur më parë me moshat kuqezi e të cilët janë evidentuar prej kohësh nga stafet teknike të moshave kuqezi si Eljon Toçi, Renaldo Torraj, Simon Simoni, Arion Pajaziti apo Behar Ismajli.

Më përfundimin e eliminatoreve të Evropianit pak muaj më parë, Kombëtarja tashmë është në proces rinovimi pasi një pjesë e mirë e lojtarëve që ishin pjesë e grupit në edicionin e fundit kanë kaluar moshën dhe do të zëvendësohen nga lojtarë që vijnë nga ekipet Kombëtare U19, U18 e U17

Në muajin shtator Kombëtarja U21 zhvilloi dy miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë, me të dyja ndeshjet që u luajtën në Kroaci e ku stafi teknik testoi shumë elementë të spikatur të grup-moshave U20, duke marrë përshtypje të mira për shumë prej tyre.

Më poshtë edhe lista me emrat e 24 lojtarëve të ftuar për dy miqësoret ndaj San Marinos 21 dhe Malit të Zi U21.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore