Sport

Shqipëria përballet me Italinë më 16 nëntor në “Air Albania”


Kombëtarja italiane do ta mbyllë vitin 2022 me miqësoret ndaj Shqipërisë dhe Austrisë.

Dy ndeshjet janë planifikuar për të mërkurën më 16 nëntor në stadiumin Air Albania në Tiranë dhe të dielën më 20 nëntor në stadiumin Ernst Happel në Vjenë, të dyja në orën 20:45.

Tre precedentë me Shqipërinë në të cilat Azurrët kanë dalë gjithmonë fitimtarë, tridhjetë e tetë ndeshje ndaj Austrisë, nga të cilat 18 fitore për azzurët, 8 barazime dhe 12 humbje.

Ekipi i drejtuar nga Roberto Mancini, nuk do të marrë pjesë për të dytin kompeticion prestigjioz radhazi.

“Dy miqësore janë planifikuar gjatë këtyre dhjetë ditëve. Do të kemi një takim gjatë javës për të kuptuar dëshirat e stafit tonë teknik. Me shumë mundësi një miqësore. Ndeshja do të jetë ajo e Tiranës, me Shqipërinë”, u shpreh Gravina gjatë intervistës për Radio Rai Uno.

Presidenti italian i futbollit më pas komentoi fillimin e hershëm të kampionatit të Serie A, i cili mund të përsëritet edhe vitin e ardhshëm në funksion të Kampionatit Evropian të vitit 2024.

“Kishte pak skepticizëm në prag të këtij kampionati, por shqetësimet për temperaturat, avancimet dhe përgatitjet janë fshirë dhe kanë lënë vend për një siguri. Kampionati filloi me një ndjekje të madhe të tifozëve dhe në kushtet më të mira të mundshme. Mendoj se kjo duhet të përsëritet sezonin e ardhshëm, por varet nga propozimet e Serisë A”, shtoi Gravina.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore