Futboll

Shqipëria humbet kundër Anglisë 0 – 2


Fishkëllen bilbili final në Air Albania dhe Anglia triumfon kundër Shqipërisë me rezultatin 0 – 2. Tre Luanët e Mbretërisë së Bashkuar sigurojnë tre pikë të vyera e të vlefshme për ndeshjet kualifikuese në Botërorin Qatar 2022.

Kombëtarja Kuqezi pati momente të shkëlqyera dhe fare pranë golit, por fatkeqësisht, nuk arritën të depërtojnë prapavijën britanike dhe të shoqërojnë topin në rrjetën e tyre.

Në një kuadër të përgjithshëm, Anglia e dominoi lojën thuajse tërësisht. Kontroll, pasim, regji, saktësi dhe finalizime.

Nga katër goditje brenda kuadratit, dy u pritën me sukses nga kapiteni Etrit Berisha dhe dy të tjera përfunduan në rrjetë. Berat Djimsiti provoi sërish klasin dhe inteligjencën e tij.

Golin e parë ia dhuroi qendërsulmuesi 27 vjeçar i Tottenham Hotspurs kombit të tij në minutën 39’, Harry Kane.

Kane nuk u ndal vetëm aty, por pasoi edhe topin e golit të dytë në minutën 63’, të realizuar nga mesfushori 19 vjeçar i Chelsea-t, Mason Mount.

Shqipëria regjistron humbjen e parë në Grupin I kundër Anglisë. Kuqezinjtë qëndrojnë në vend të dytë pasi morën +3 me Andorra-n, ndërsa Anglia vazhdon në krye me gjashtë pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore