Sport

Shqipëria fluturon me Doçin dhe Hamidin përballë Armenisë


Kombëtarja e femrave të Shqipërisë ka arritur një rezultat historik përballë Armenisë. Vajzat kuqezi fituan me rezultatin e thellë 5-0 në ndeshjen për kualifikueset e Kupës së Botës.

Shqipëria arriti suksesin e parë në grup, pas humbjes që pësoi në fushën e Belgjikës.

Për Shqipërinë shënuan nga dy gola Megi Doçi dhe Mimoza Hamidi, ndërsa shënoi dhe Esi Lufo.

Vajzat e drejtuara nga Armir Grima, shkojnë në kuotën e katër pikëve në Grupin F, duke lënë pas Kosovën dhe Armeninë.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka reaguar në mediat sociale për fitoren e vajzave kuqezi.

“Fitore e bukur, me një lojë fantastike dhe plot gola! Përgëzimet më të mira për Kombëtaren e femrave që arriti me meritë një rezultat të shkëlqyer në eliminatoret e Botërorit”, ka shkruar kreu i FSHF-së.

“Uroj që ndaj Polonisë vajzat kuqezi të përsërisin këtë paraqitje dhe ta ngjisin Shqipërinë edhe më lart. Rezultat i punës së mirë që është bërë nga FSHF me futbollin e femrave”.

“Na keni bërë krenar sot, keni bërë të ndihen krenar të gjithë tifozët kuqezi. Të vazhdojmë me këtë ritëm dhe të na dhurojnë sërish emocione të mëdha. Asgjë nuk është fryt i rastësisë. Urime edhe njëherë vajzave dhe trajnerit Grima!”, përfundon Duka.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore