Shqipëria

Shqipëri: Reshjet e dendura të shiut, përmbytje në Durrës


Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme dhe përmbytje në Shqipëri. Situatë problematike paraqitet në Qarkun e Durrësit, Vlorës, Lezhës, Kukësit dhe Elbasanit.

Përkatësisht për shkak të lartësisë së dallgëve – 1.5-2.5 metra – lundrimi në Vlorë është anuluar për mjetet e vogla dhe anijeve të peshkimit.

Në qytetin bregdetar të Durrësit shumë lagje janë përmbytur nga uji.

Ndërsa në qytetin e Lezhës intensiteti i reshjeve të shiut është mesatar dhe deri më tani nuk paraqitet rrezikshmëri për tokat bujqësore.

Nga ana tjetër në disa akse rrugore të Elbasanit ka pasur inerte dhe furnizimi me energji elektrike në Prrenjas dhe disa fshatra përreth ka pasur probleme.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se të gjitha akset rrugore janë të kalueshme.

Ajo ka njoftuar se kontraktorët e rrugëve kanë bërë pastrimin nga rënia e gurëve dhe inerteve.

Në përfundim të njoftimit ka apeluar për respektim sinjalistike dhe reduktim shpejtësie për shkak të lagështisë në rrugë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore