Lajme

Shpëtohen 159 emigrantë, tentuan të kalonin në Mbretërinë e Bashkuar


Autoritetet franceze kanë shpëtuar 159 emigrantë, ditën e premte më 2 prill. Emigrantët po përpiqeshin të kalonin Kanalin anglez (la Manche), që të shkonin në Mbretërinë e Bashkuar.

Midis emigrantëve të shpëtuar ishin 10 fëmijë dhe një grua shtatzënë. Prefektura Detare franceze tha se ata u shpëtuan nga tetë operacione të  zhvilluara secili më veç.

Kalimi i Kanalit është veçanërisht i rrezikshëm, sepse është një nga korsitë më të ngarkuara të transportit në botë me një mesatare prej 400 anije në ditë.

Atyre iu shtohen edhe 100 shërbime të trageteve ditore midis Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Për më tepër, moti mund të jetë i paparashikueshëm, mjegullën e dendur dhe temperaturat e ujit të ftohtë.

Në vitin 2020, Prefektura detare regjistroi “868 incidente që përfshijnë përpjekje ose kalime” me anije në Kanal, me 9 mijë e 551 migrantë në bord.

Kjo shifër është katër herë më e lartë se ajo e vitit 2019, që numëroi 2 mijë e 294 migrantë të cilët kaluan me sukses në Mbretërinë e Bashkuar.

Numri i vdekjeve është rritur gjithashtu nga katër të regjistruara në 2019 në gjashtë vitin e kaluar.

Deri më tani këtë vit, 1 mijë e 105 migrantë kanë provuar ose kanë kaluar Kanalin, duke përfshirë 890 emigrantë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore