Lajme

Shpërthen zjarri në termocentralin rus “Sakhalin”


Një vatër zjarri në shkallë të gjerë shpërtheu në termocentralin Sakhalin.

Kjo e fundit gjendet në fshatin Illinsky të Rusisë.

Lajmin e bënë të ditur agjencitë ruse të mediave, duke iu referuar mesazhit të guvernatorit të rajonit Valery Limarenko.

Zjarri në termocentralin në jug të ishullit filloi mëngjesin e 30 prillit.

Arsyeja ishte një shpërthim në departamentin e turbinave të GRES-2. Zjarri u përhap deri në çati.

Sakhalin GRES-2 ka një kapacitet prej 120 MW dhe u vu në punë në vitin 2019 në vend të GRES-it, i cili funksionon që nga viti 1965.

Kohët e fundit, zjarret në vendet strategjike janë bërë më të shpeshta në Rusi.

Në veçanti, më 21 qershor në Tver, ndërtesa kryesore e Institutit të 2-të Qendror të Kërkimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Federatës Ruse u dogj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore