Shqipëria

Shpërthen bombola, banesa përfshihet nga flakët/ 1 i vdekur


Mesditën e 4 tetorit, është shkrumbuar nga flakët një banesë në Mirditë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen një person.

Nga raportimi i policisë rreth orës 13:40 në fshatin Reps, si pasoj e shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N.P., 65 vjeç.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses ndodhën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore