Shqipëria

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore


Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije datat për provimet e Maturës Shtetërore.

Provimi i gjuhës së huaj do të zhvillohet më datë 3 qershor, ndërsa në 10 qershor do të mbahet Gjuhë shqipe dhe letërsi.

Ndërkohë, provimi i matematikës do të zhvillohet më 18 qershor, kurse provimi për teorinë profesioniale do të mbahet në 24 qershor.

Sipas ministrisë, për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme, ndryshe nga vitet e shkuara, do shpërndahen në shkolla që në muajin janar 2024.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore