Sport

Shkodran Mustafi, lojtari më i ri i Levante-s


Levante njoftoi transferimin e mbrojtësit gjerman me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi.

29-vjeçari nënshkroi një kontratë deri në qershor të vitit 2023 me klubin spanjoll dhe po ashtu ekziston mundësia për ta zgjatur atë për një sezon tjetër.

Mustafi kaloi gjysmën e parë të sezonit të kaluar në Arsenal, nga ku u nis për në Schalke.

Në Bundesliga, mbrojtësi luajti 13 herë dhe shënoi një gol, por skuadra u rrëzua nga liga në fund të sezonit.

Në vitin 2014, Mustafi ishte pjesë e kombëtares gjermane e cila fitoi Kupën e Botës në finalen përballë Argjentinës.

Levante radhitet në pozitën e 13 -të pas tre xhirove të La Liga, pasi ka fituar dy pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore