Shqipëria

Shkëlqimi dhe rënia … e Bitcoin-it


Ingranazhet e kriptovalutave jenë është përsëri në lëvizje. Bitcoin (BTC) e rimori veten pasi të dielën ra deri në 15%. Monedhat e tij rivale si Ethereum (ETH) apo Ripple (XRP) gjithashtu ranë.

Bitcoin u këmbye me mbi 56 mijë dollarë të hënën pasdite. Kjo erdhi në më pak se një javë pasi arriti një rekord prej më shumë se 64 mijë dollarë.

Ndërsa disa investitorë ishin të mendimit që monedha ishte e mbivlerësuar, të tjerët e panë zhytjen si një mundësi për të ta blerë. Edhe Dogecoin (DOGE), e cila filloi si një shaka, u rrit me 20%.

Por, cfarë e shkaktoi këtë rënie?

Siç ndodh shpesh, veçanërisht me asete kaq misterioze si kriptovalutat që është e paqartë se kush shet ose blen, nuk ka një përgjigje.

Analistët ia vënë gishtin një serie arsyesh për këtë çështje.

Frika nga rregullat

Ndërsa pasuritë digjitale po ndërhyjnë në këmbime ndërmjet investitorëve me pakicë ashtu edhe të atyre institucionalë, rregullatorët në të gjithë botën kanë ngritur dyshime dhe duan ta marrin situatën në dorë.

Të premten, banka qendrore turke mori vendimin të ndalonte përdorimin e kriptove si një formë pagese duke filluar nga 30 prilli.

Gjatë  fundjavës, kishte gjithashtu spekulime se Thesari i SHBA-së është gati të godasë pastrimin e parave të kryera përmes kriptovalutave.

Institucioni i Thesarit nuk pranoi të komentojë.

Burime të tjera të presionit rregullator përfshijnë planet e bankave qendrore për të krijuar monedha digjitale si ajo e Kinës për juan-in. Gjithashtu u diskutua edhe ndalimi i minierave të kriptomonedhave, sic ndodhi në Mongolinë e Brendshme. Kjo e fundit ishte prej kohësh vend i pëlqyeshëm për prodhimin e kriptovalutave për shkak të energjisë elektrike të lirë.

Faktorë të tjerë hyjnë në skenë.

Faqja e lajmeve e specializuar në kriptovaluta, CoinDesk, raportoi të shtunën se ndërprerjet e energjisë në një pjesë të Kinës kishin bllokuar një sasi të konsiderueshme të kapacitetit të minierave Bitcoin. Kjo, zvogëloi fuqinë e përgjithshme të përpunimit të rrjetit të kriptovalutës.

Sa të rëndësishme janë rëniet?

Duke pasur parasysh paralajmërimet e shpeshta nga kompanitë kryesore financiare, për një mani spekulative në kriptovaluta, çdo rënie e konsiderueshme ringjall kujtimet e asaj që ndodhi në vitin 2017. Në atë kohë, Bitcoin nga më shumë se 19 mijë dollarë ra në nën 4 mijë dollarë, deri në fund të 2018-ës.

Ndërsa rënia aktuale është e dukshme, nuk është në atë shkallë.

Bitcoin është ende 93% më lart se ç’ishte në janar. Paqëndrueshmëria është rutinë për asetet.

Rënia me 15% brenda ditës së dielë, ishte rënia më e madhe, që nga shkurti.

Cila është perspektiva e çmimit?

Problemi me parashikimin e çmimit të kriptovalutat është se nuk ka shumë metrika themelore për ta përcaktuar atë.

Supozimet më të mira bazohen në sasinë që investitorët institucionalë do të blejnë dhe sasinë që prodhuesit apo mbajtësit e mëdhenj të Bitcoin, do të shesin.

Sipas kompanisë së më pak se 2% e llogarive kontrollojnë 95% Bitcoin-ëve në qarkullim, të furnizimit në dispozicion, sipas kompanisë, Flipside Crypto.

Kjo do të thotë që një mbajtës i madh i kriptovalutave, mund të ketë ndikim të madh në treg.

Një tregues, që në të ardhemn mund të rritet çmimi i BTS, janë edhe interesat në rritje të kompanive të pasura si Morgan Stanley dhe Goldman Sachs Group Inc., të cilat po planifikojnë t’u ofrojnë klientëve akses në kriptovaluta.

Në janar, analistët e bankës ndërkombëtare të investimeve, JPMorgan Chase & Co., sugjeruan se Bitcoin ka potencialin të arrijë 146 mijë dollarë në një të ardhme.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore