Lajme

Shitet për miliona paund diamanti miliarda vjeçar


Një diamant i zi miliarda vjeçar, që besohet të jetë diamanti më i madh i prerë në botë, është shitur për 3.16 milionë paund.

Ai mban emrin “Enigma” bëhet fjalë për një gur të çmuar prej 555.55 karatësh, i cili peshon pothuajse sa një banane.

“Enigma” pritej të vlerësohej më shumë se 4,4 milionë paund në ankandin e bërë online.

Drejtuesi i Sotheby’s, platforma e cila organizoi ankandin, tha se “blerësi ka zgjedhur të përdorë kriptomonedha për të kryer blerjen”.

Ekzistojnë teori të ndryshme rreth origjinës së gurit, përfshirë edhe idenë se ai përfundoi në në Tokë nga një asteroid.

Sotheby’s nuk e identifikoi blerësin, por pas ankandit, sipërmarrësi i kriptomonedhave, Richard Heart, doli në mediat sociale me pretendimin se ai ishte blerësi i “Enigma”-s.

Ai u tha më shumë se 180 mijë ndjekësve të tij në Twitter se “sapo të kryhej pagesa dhe të merrej zotërimi”, guri do të riemërohej “diamanti HEX.com”, duke iu referuar platformës blockchain që ai themeloi.

Diamanti është një karbonado, i cili është një nga format më i vështirë i diamantit natyror.

Karbonadot janë jashtëzakonisht të rralla dhe janë zbuluar vetëm në Brazil dhe në Republikën e Afrikës Qendrore.

Për shkak se ato përmbajnë osbornit, mineral që gjendet vetëm në meteorë, besohet se e kanë origjinën nga hapësira.

Sotheby’s e përshkroi “Enigma”- n si “një nga mrekullitë më të rralla kozmike miliarda vjeçare të njohura për njerëzimin”.

Edhe sot, origjina e saktë e diamanteve të zeza është e mbuluar me mister.

Diamantet e zeza janë zakonisht rreth 2.6 deri në 3.2 miliardë vjet të vjetra – një kohë përpara se të ekzistonin dinozaurët.

Vetë Toka është rreth 4.65 miliardë vjet e vjetër, pra jo shumë më e vjetër se diamantet e zeza.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore