Sport

Shevchenko është afër shkarkimit nga Genoa


Trajneri i Genoa-s, Andry Shevchenko, është shumë afër që të shkarkohet nga posti i trajnerit të klubit italian.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit te Genoa-s thuhet se tashmë kanë humbur durimin, pas humbjes në ndeshjen e fundit në shtëpi ndaj Spezia-s, me rezultat 0:1.

Në këtë ndeshje, trajneri ukrainas nuk ishte në stolin e klubit të tij, pasi që kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

Që nga ardhja e tij në muajin nëntor, Shevchenko ka marrë vetëm tre pikë, të cilat rrjedhin nga tre barazime.

Ai nuk ka arritur t’i injektojë pak jetë klubit ligurian, i cili tani duket i destinuar për rënie këtë sezon.

Tani Genoa gjendet në një krizë të thellë, të cilët pozicionohen në vendin e parafundit në tabelë, me 12 pikë, vetëm një më shumë se pozita e fundit, Cagliari.

Ndërsa në total, ukrainasi ka udhëhequr Genoa-n në 10 ndeshje, prej të cilave ka marrë vetëm një fitore në kupë, tre barazime dhe gjashtë humbje.

Trajneri 45-vjeçar ka qenë më parë në krye të kombëtares së Ukrainës dhe e udhëhoqi skuadrën në çerekfinale të Euro 2020 verën e kaluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore