Shqipëria

“Shefqet Ndroqit” i shtohet një laborator me standarde ndërkombëtare


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një dalje publike ka informuar se Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” i është shtuar një laborator publik me standarde ndërkombëtare.

Ky laborator do ta zgjerojë gamën e analizave falas për pacientët.

Ministrja theksoi se hapja e tij vjen pas atij të Spitalit të Qendrës Universitare “Nënë Tereza”.

“Shërbim më i mirë më i kualifikuar edhe më i shpejtë”, e ka cilësuar një nga mjekët laboratorin.

Ndërkohë te “Nënë Tereza”, është hapur një laborator ultramodern i analizave, i cili do të shtrihet në territor, si rrjet kombëtar i laboratorëve publikë shëndetësore në vend.

Ministrja, më herët bëri me dije se brenda korrikut i njëjti laborator do të jetë edhe në spitalet e Shkodrës, Elbasanit, Lezhës dhe Durrësit.

Ajo shtoi se, brenda tetorit do të jenë të gjithë spitalet të përfshira në këtë program.

Laboratori është një risi teknologjike, me pajisje robotike për kampionet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore