Lajme

Shefi ushtarak izraelit: Tani është “koha për luftë”, me zhgënjimin do të merremi më vonë


Shefi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) ka dhënë komentet e tij të para publike që kur Hamasi nisi sulmin e tij kundër Izraelit dje në mëngjes.

“Shteti i Izraelit dhe IDF-ja tani po bëjnë luftë kundër një sulmi mëkatar të Hamasit”, thotë shefi i shtabit të IDF-së, gjenerallejtënant Herzi Halevi, në një video të publikuar nga ushtria.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “The Times of Israel”.

“Ky është terrorizëm vrasës. Ne po sulmojmë, po zmbrapsim dhe po godasim të gjithë ata që morën pjesë në të. E di që dita e fundit ishte e vështirë, çmimi është një çmim i rëndë, e di që ka shumë pyetje dhe shumë zhgënjim”, vazhdon Halevi.

“Por ne tani po përqendrohemi përpara për të bërë dhe zgjidhur problemin. Kemi civilë dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë, disa prej të cilëve janë në duart e armikut”, thotë ai. “Prandaj, është koha për luftë. As një raund, as një operacion, koha për luftë”.

Sipas tij, në këtë luftë, IDF-ja do të jetë e fortë dhe do të fitojë.

“Na presin ditë të gjata dhe komplekse luftimesh. Ne do të ruajmë gatishmërinë në të gjitha arenat”, shton ai.

Vërejtjet janë bërë gjatë një vlerësimi në Komandën Jugore të IDF-së në Beersheba këtë pasdite, shkruan “The Times of Israel”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore