Lajme

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë komenton kthimin e Dragica Gasiç


Tomas Szunyog, Shefi i Zyres së Bashkimit Evropian në Kosovë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka komentuar kthimin e shtetases serbe, Dragica Gasiç në banesën e saj në komunën e Gjakovës, duke bërë thirrje për respektimin e të drejtave të gjithë qytetarëve të Kosovës përfshirë edhe personave qe vendosin të kthehen në vendin e tyre të origjinës.

Ambasadori Szunyog gjithashtu ka treguar se institucioni të cilën e drejton është duke e monitoruar zhvillimet e fundit në lidhje me gruan serbe.

“Ne jemi duke ndjekur nga afër zhvillimet e fundit në lidhje me gruan Serbe nga Kosova, e kthyera e parë në Gjakovë”.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse dhe u bëjmë thirrje atyre që të veprojnë në përputhje me legjislacionin përkatës dhe të sigurojnë respektimin e të drejtave themelore të të gjithë qytetarëve, përfshirë kthimin në vendi i tyre i origjinës”, ka thënë Szunyog, raporton portali i lajmeve serbe me seli në Kosovë, Kosovo Online.

Dragica Gasiç është serbja e parë e kthyer në banesën e saj në Gjakovë që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë.

Ndërsa komuna e Gjakovës gjatë ditës së marte kishte dorëzuar një padi në gjykatën themelore të Gjakovës, në të cilën kërkohej “anulimi i kontratës për dhënien me qira të banesës me kërkesë për masë të përkohshme”, për Dragica Gashiç.

Kthimin e serbes në banesën e saj në Gjakovë e kishin protestuar edhe 11 organizata jo qeveritare të Komunës së Gjakovës, duke ja dërguar Qeverisë së Kosovës një peticion për largimin shtetases serbe Dragica Gashiç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore