Lajme

Shefi i ‘Wagner’s’ thotë se CIA dhe Zelensky diskutuan për vrasjen e tij


Yevgeny Prigozhin, themeluesi i kompanisë së mercenarëve “Wagner”, deklaroi të martën se ishte në dijeni të raportimeve se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe drejtori i CIA-s William Burns diskutuan për vrasjen e tij.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia ruse “Tass”.

“Po, jam në dijeni. Më njoftoi shërbimi i shtypit për këtë. Kjo është një ide shumë e mirë. Jam dakord që ka ardhur koha që Prigozhin të çrrënjoset. Në rast se më pyesin, unë patjetër do të jap ndihmën time”, citohet të ketë thënë Prigozhin nga shërbimi i tij për shtyp në një postim në Telegram.

Më herët të martën, Vladimir Rogov, kryetar i grupit të shoqërisë civile “Ne jemi së bashku me Rusinë”, i tha Tass-it se Zelensky dhe Burns diskutuan idenë e vrasjes së Prigozhin kur zyrtari amerikan vizitoi Kievin javën e kaluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore