Lajme

Shefi i BE-së: Gratë të përfshihen edhe më shumë në vendimmarrje


Problemet që më së shumti përballen gratë në Kosovë, është përfshirja vendimmarrëse e tyre, me qëllim që të lehtësohen këto problematika, ka filluar implementimi i projektit “Përfshirja e Grave në Tavolinën e Negociatave”.

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunuyog ka thënë se barazia është një nga pesë vlerat me të cilat është formuar në BE, me qellim që të fuqizohen roli i grave.

“Përmes planit të veprimit 2020-25, shërbimi i jashtëm i BE-së bashkë me strategjinë e Be-së lidhur me sigurinë në 2018 është gjithashtu një çështje kryesore në zotimin e Be-së për përfshirjen e grave në procesin e vendimmarrjes dhe promovimin e dialogut gjithëpërfshirës në procesin e negociatave”, tha Szunuyog.

Ai gjithashtu, tha se gratë në Kosovë tashmë kanë filluar të marrin përgjegjësi.

“Gratë kanë filluar të marrin përgjegjësi në Kosovë. Kemi një grua presidente, më tepër ministre dhe më tepër deputete, por edhe gra afariste, dhe shpresoj që ky trend do të vazhdoj në një nivel akoma më të lartë”.

Szynyog, kërkon nga gratë në Kosovë që të dëgjohet më shumë zëri i tyre në të gjitha çështjet relevante që lidhen.

“Zërat e grave duhet të dëgjohen në vendimmarrje. Ne duam të dimë se çfarë mendoni, dhe prandaj përpjekjet tona mbështetëse të mos fokusohen vetëm në çështje që normalisht ndërlidhen me interesin e grave. Duam të dimë për çështje relevante vendimtare për tërë kohën”.

Szunuyog këto vlerësime i ka bërë gjatë punimeve të implementimit të projektit “Përfshirja e Grave në Tavolinën e Negociatave”.

Po ashtu menaxherja e këtij projekti Reyes Charle, tha se ky projekt është i një rëndësie të madhe dhe se gratë duhet të fuqizohen edhe më shumë.

“Është një moment i vështirë për të filluar këtë projekt, për shkak të pushimeve por që realizimi i këtij projekti ka ide të vlefshme dhe shumë të rëndësishme.

Përfaqësueset e këtij projekti, Jovana Radosavljevic dhe Vlora Hoti, thanë se ky projekt jep një mesazh të mirë për një tematikë si kjo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore