Lajme

SHBA/TJ Ducklo jep dorëheqjen pas kërcënimit ndaj gazetares


Zëvendëssekretari i shtypit në Shtëpinë e Bardhë, TJ Ducklo, ka dhënë dorëheqjen, një ditë pas pezullimit të tij, për kërcënimin ndaj një gazetareje.

Ducklo, është shprehur se do të “shkatërronte” gazetaren, e cila po e pyeste në lidhje me jetën e tij private.

Në një deklaratë të shtunën, Ducklo shprehu se gjuha e tij ishte e “neveritshme”.

Ai në një postim në Twitter, shkruante se “Asgjë nuk mund ta shprehë keqardhjen time, sikletin tim si dhe neverinë për sjelljen time”.

Ducklo, e ka dënuar gjuhën e përdorur nga ai vetë duke e cilësuar atë si të “mosrespektueshme” dhe të “papranueshme” ndaj një gazetareje.

Ky është largimi i parë nga administrata më e re e presidentit, Joe Biden.

Presidenti Joe Biden është zotuar të pushojë nga puna këdo në administratën e tij që trajton “një koleg tjetër me mosrespekt”.

Por, me Ducklo-n duket sikur u mbajt një standard i dyfishtë, ku ai vetëm u pezullua.

Ngjarja

Revista Vanity Fair publikoi e para kërcënimet që ai kishte bërë për gazetaren e Politico-s.

Gazetarja kishte kërkuar të raportonte për marrëdhëniet e tij me një reporter politik në Axios, i cili më parë kishte mbuluar fushatën dhe tranzicionin e Biden-it.

Sekretarja për shtyp Jen Psaki, u përball me kritikat e shumta të gazetarëve në lidhje me vendimin për pezullimin e Ducklo-s.

Ajo vuri në dukje faljet e bëra nga anëtarët e lartë të ekipit të komunikimit si dhe vetë faljen e Ducklo-s drejtuar reportes të Politico-s. Për të, këto janë veprime që pasqyrojnë seriozitetin e situatës.

Ajo shtoi se e gjithë administra do të jetë e përshkushtuar, për të përmbushur standardin e vendosur nga presidenti, në lidhje me respektimin e të tjerëve me dinjitet dhe respekt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore