Lajme

SHBA, të shtëna në një shkollë në Idaho/ Plagosen tre veta nga një 12-vjeçare


Policia amerikane ka raportuar të premten e 7 majit se një vajzë rreth moshës 11 ose 12 vjeç, ka qëlluar dhe ka plagosur dy nxënës të klasës së saj dhe një anëtar të stafit. Ngjarja ndodhi në një shkollë në Idaho.

Bëhet me dije se nxënësit e plagosur ndodhen në spital dhe pritet t’i mbijetojnë plagëve të marra.

Dr. Michael Lemon, drejtori i spitalit të traumës për Qendrën Rajonale Mjekësore Lindore Idaho, tha se njëri nga nxënësit që u qëllua mund t’i nënshtrohet një operacioni.

Ai tha se njëri ishte plagosur në të dy gjymtyrët. Ndërsa anëtari i stafit u trajtua për një plagë plumbi dhe u dërgua në shtëpi.

Nga dëshmitë e para, nxënësja të cilës akoma nuk i është bërë i ditur emri, kishte shkuar në shkollën Rigby, e pajisur me një armë dhe kishte hapur zjarr.

Mësohet se ajo ishte nxënëse në klasën e gjashtë.

Autoritet raportuan se një mësuese e shkollës arriti ta çarmatosë vajzën dhe e mbajti atë derisa policia e mori atë në paraburgim.

Motivi i të shtënave nuk është ende i qartë.

Vajza “nxori një pistoletë nga çanta e shpinës, gjuajti me breshëri plumbash brenda shkollës dhe jashtë”, tha Sherifi i Qarkut, Jefferson Steve Anderson.

Incidenti është duke u hetuar nga Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe nga oranet kompetente lokale.

Chad Martin, mbikëqyrësi i shkollave lokale, tha se shkollat ​​në të gjithë rrethin do të mbyllen gjatë ditës së premte.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, së fundmi njoftoi hapat e tij të parë që nga marrja e detyrës për të forcuar kontrollet e përdorimit masi të armëve.

Ai përfshin përpjekje për të vendosur rregulla për disa armë. Marrja e masave nga ana e tij ka ardhur për të parandaluar dhunën lokale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore