Lajme

SHBA/ Tetë të vdekur dhe shumë të plagosur pas një sulmi me armë në Indianapolis


Tetë persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur gjatë një ngjarje që përfshinte të shtëna armësh, në qytetin amerikan Indianapolis. Lajmi u bë i ditur nga autoritetet e Indianapolis.

Oficerët e Departamentit të Policisë Metropolitane Indianapolis, të enjten, iu përgjigjën një telefonate për të shtëna armësh, tha zëdhënësi i departamentit, Genae Cook, gjatë një konference shtypi, të premten.

Kur mbërritën, policia gjeti një ” të shtëna aktive me armë”, shtoi Cook.

Policia beson se qitësi ka vrarë veten në vend. Cook tha se zyrtarët nuk besojnë se ekziston një kërcënim aktiv për komunitetin.

Policia e Indianapolis-it konfirmoi që vendi ku ndodhi ngjarja është pjesë e FedEx, por akoma nuk dihet numri i viktimave apo i të lënduarve.

Qendra FedEx Indianapolis, e cila punëson më shumë se 4 mijë e 500 persona, është qendra e dytë më e madhe në rrjetin global të kompanisë.

FedEx publikoi ​​një deklaratë pas incidentit, duke thënë se po bashkëpunon me autoritetet dhe po punon për të marrë më shumë informacion.

“Ne jemi të vetëdijshëm për të shtënat tragjike në objektin tonë FedEx Ground, pranë aeroportit Indianapolis,” tha një zëdhënës për kompaninë.

“Siguria është përparësia jonë kryesore dhe lutjet tona janë me të gjithë ata që u ndikuan nga ngjarja”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore